Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë

Data

Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se bujqësia shqiptare po vuan nga politika tatimore e gabuar, konkretisht rritja e TVSH-së në 20%. Sipas saj, kjo rritje ka prodhuar informalitet dhe ka nxjerrë jashtë tregut fermerët e vegjël.

“Nëse duam një model ekonomik që funksionon për fshatin, duhet të kthejmë TVSH-në në nivelet e mëparshme – në 6% ose, në mënyrën më të mirë, në 0%,” deklaroi Tabaku në nje video të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo vuri në dukje se mbështetja për bujqësinë nuk bëhet vetëm me grante dhe skema të shkëputura, por përmes politikave tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël.

Sipas saj, një model ekonomik që lidh prodhuesit e vegjël me të mëdhenjtë dhe garanton konkurrueshmëri, mund të ndërtohet vetëm nëpërmjet incentivave të drejta fiskale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related