Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje drejtorin juridik në Bashkinë e Tiranës, Alban Dokushi, që njihet dhe si një nga njerëzit më të afërt të Erion Veliaj dhe që ka dijeni për gjithçka që kryebashkiaku i burgosur ka kryer në bëshkinë e Tiranës.
Dëshmia e tij është bërë më 17 korrik të këtij viti, pak ditë para se SPAK (më 23 korrik) të marrë të pandehur me Erion Veliajn dhe 29 të tjerë në lidhje me skemën e dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash përmes lejeve të ndërtimit, pronave dhe OJF-ve të lidhura me bashkinë e Tiranës. Kujtojmë se Dokushi, ishte pranë Ajola Xoxës, kur agjentët e BKH-së kanë qenë për kontroll në zyrën e Ajola Xoxa, në Sky Tower, datë 06.12.2024. Jo vetëm kaq ai ishte i pari që i shkoi Veliajt në qelinë e burgut 313 ku u vendos kryebashkiaku pasi u arrestua më 10 shkurt të këtij viti (2025)
Dokushi ka qenë i pranishëm dhe gjatë takimeve që mbaheshin në zyrën e Ajola Xoxës, me avokatin ku ishte thirrur Adela Kondakciu për ta instruktuar si të sillej kur të thirrej nga SPAK dhe të verifikonin se çfarë kishte përmbajtur telefoni i saj, pasi ishte sekuestruar nga SPAK. Alban Dokushi ka pranuar në SPAK se ka qenë i pranishëm dy herë në zyrën avokatore të administruar nga avokati Ermir Beta. Arsyeja e pranisë gjatë takimeve ka qenë cështja penale që po zhvillohej ndaj shtetasve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, thuhet në dosjen e siguruar nga Syri.net.
