Përplasje për afatin e dorëzimit të pasqyrave financiare/ E-albania jashtë funksionit, rrezikohen gjoba për subjektet

Data

Pas problemeve që kanë hasur subjektet ditët e fundit për dorëzimin online të pasqyrave financiare, Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka kërkuar të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.

Afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare është data 31 korrik (të enjten) dhe në rast të mos dorëzimit në kohë, subjektet ngarkohen me një gjobë prej 60 mijë lekësh. Por prej disa ditësh subjektet po hasin sërish vështirësi nuk arrijnë që të ngarkojë pasqyrat online.

 

“Platforma e depozitimit të pasqyrave financiare, raporteve ligjore dhe auditimit në Shqipëri me afat dorëzimi më 31 korrik, është e integruar me sistemin qendror e‑Albania dhe synon të sjellë lehtësi e transparencë në procesin e raportimit financiar.

 

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe është vënë re se ngarkesa e lartë dhe ndërprerjet e herëpashershme teknike e kanë bërë procesin e depozitimit më të vështirë, duke shkaktuar vonesa dhe pasiguri për shumë përdorues. Këto pengesa po krijojnë presion të panevojshëm mbi bizneset, kontabilistët dhe audituesit, të cilët përballen me rrezikun e penaliteteve për vonesa që nuk varen nga ta”, tha Shoqata.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related