Ndonëse jemi vend me shumë diell shqiptarët kanë defiçencë të vitaminës D.
Tanimë kur jemi në pikun e sezonit dhe i drejtohemi plazheve mjekët këshillojnë ekspozim në diell pasi ndihmon ne përthithjen e vitaminës D në organizëm. Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji thotë se nuk rreze të këqija ekspozohuni sa më shumë por jo ata që kanë sëmundje kronike.
“Sa më i fortë dielli aq më i mirë është për sintetizimin e vitaminës D në organizëm për lëkurën”, thotë Dashamir Gjergji, mjek endokrinolog në Poliklinikën Qëndrore.
Mjekët endokrinologë bien ndesh me këshillat e mjekëve dermatologë pasi janë kundër përdorimit te kremrave mbrojtës.
“Ne jemi kundër kremrave pasi dëmtojnë atë kaskadën e sintetizimit të vitaminë D. Nxirja natyrale është mbrojtja më mirë. Po ta vini re një nxirje në mënyre natyrale ikën më vonë se sa ajo që krijohet nga kremi mbrojtës”, u shpreh Gjergji.
