Ka 2 arsye kryesore sipas meje, sepse SPAK-u e di shumë mirë nëse ato diferenca janë të vërteta (pra midis FARA-s dhe KQZ) ato nuk kanë asnjë lidhje me veprimtarinë time gjatë periudhës si Kryetar i LSI deri në Prill 2017, ku çdo marrëveshje apo pagesë, si te rasti “McKeon Group”, miratohej nga Kryesia dhe autorizohej dikush të paguante. Po kështu, SPAK-u e di shumë mirë që unë as kam autorizuar njeri e as kam qenë në dijeni të pagesave të tilla që mund të kenë ndodhur. SPAK-u thotë, në faqen 103 të akuzës për mua, se kompania GSIS ka lidhur marrëveshje me LSI të nënshkruar nga një titullar i saj ( jo Ilir Meta).
Po kështu, më poshtë thotë se GSIS LLC, në raportin e transaksioneve financiare të periudhës 1 Janar 2016 – 31 Dhjetor 2017, i ka dërguar faturat LSI në vlerën 589.024.57 USD, faturat që LSI ka paguar kapin vlerën 463.546 $. Edhe më parë, por edhe në seancën e fundit, i kërkuam prokurorit Kllapi që ishte në seancë të na tregonte se cilit përfaqësues të LSI ia kishte dërguar kjo kompani këto fatura, pasi ky do të ishte edhe çelësi i vërtetë i përcaktimit të përgjegjësive edhe penale. Pasi është e padiskutueshme, që unë as kam qenë ndonjëherë në dijeni të një shume të tillë dhe as mund të autorizoja veprime të paligjshme, për më tepër që kjo është një shumë tejet e ekzagjeruar për ato shërbime të kërkuara apo të raportuara”, tha Meta.
Dokumenti që implikon Metën
“Prokurori Sotir Kllapi reagoi në mënyrën më absurde. Ai tha se para se të firmosej marrëveshja me GSIS nga LSI zyrtarisht, ekzistonte një letër e GSIS drejtuar Kryetarit Meta, ku i shkruhej për qëllimet e diskutuara të marrëveshjes që ishte biseduar më parë për t’u arritur. Kjo përgjigje është shumë qesharake, sepse përpara se të miratohej një marrëveshje më parë, natyrisht qëllimet dhe termat e saj do të diskutoheshin paraprakisht nga palët (si për çdo marrëveshje). Dhe natyrisht që një marrëveshje e tillë është miratuar nga Kryesia e LSI, siç përmend edhe vetë akuza në faqen 103 të marrjes si i pandehur. Dhe kjo marrëveshje ka qenë zyrtare dhe e depozituar sipas ligjeve dhe e firmosur nga një titullar i LSI. Z. Kllapi, pra SPAK-u, pas tre vitesh hetimi për lobimin, nuk do qëllimisht të japë përgjigje se kujt në LSI ia ka çuar këto fatura GSIS? Sepse është ky person që jo vetëm ka qenë në dijeni të këtyre faturave marramendëse, por edhe nëse s’ka urdhëruar apo kërkuar realizimin e këtyre pagesave, këto fatura ia ka bërë të ditura personit në LSI që ka marrë këtë vendim, e ky as mund të ishte dhe as mund të jetë Ilir Meta dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, por përdoret politikisht për t’ia lënë këtë përgjegjësi Ilir Metës, duke fshehur provat dhe faktet.
Pra SPAK në këtë rast jo vetëm që nuk heton, por fsheh fakte dhe emra me qëllime të pastra politike, për të fajësuar Ilir metën, se këtë komandë ka marrë nga “Ramaduro”. Në këtë mënyrë SPAK edhe mbron me porosi të Ramës personat përgjegjës të cilët të kapur në veprime të paligjshme kanë kaluar në shërbim të Ramës, kundër Partisë së Lirisë që nga 21 nëntori 2023. Janë ata që para Konventës së 27 prillit 2024 i quaja publikisht fraksioni i “Dumanit dhe Adrianit”. Por edhe si në rastin e “McKeon Group” edhe këto manipulime do të sqarohen, ndaj SPAK shtyn pafund hetimet se gjyqi në themel nuk mund të jetë i mbyllur. Por edhe dokumentet nga SHBA nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë. Si mund të bëja ose toleroja unë veprime të tilla me SHBA dhe në SHBA, kur jo vetëm e dija se ç’i kishte ndodhur “gruas së Bilalit”, por edhe ditën e parë të punës si Kryeministër në moshën 30 vjeç, e nisa me një konflikt me një ambasador të SHBA, i cili më bëri presion në emër të SHBA që të firmosja një marrëveshje me “Neë Ëorld Telekom”, një kompani off-shore që e donte falas Telekomin tonë, gjë për të cilën kishte një letër mirëkuptimi të firmosur më parë, por të kundërshtuar nga Ministrat e asaj kohe, Bufi dhe Angjeli, me shumë të drejtë”, tha Meta ndër të tjera.
