Pagat në Shqipëri kanë shënuar një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2025, me mesataren kombëtare që ka zbritur në 822 euro, nga 835 euro që ishte në fund të vitit 2024. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se rënia justifikohet me mungesën e shpërblimeve që zakonisht jepen në fundvit.
Në sektorin privat, situata paraqitet edhe më problematike, pasi paga mesatare ka rënë nga 760 euro në 750 euro, duke reflektuar mungesën e investimeve të bizneseve për të joshur punonjësit e rinj. Sipas të dhënave, mungesa e stafit në shumë kompani nuk po shoqërohet me politika pagash më
I vetmi sektor që ka shënuar rritje të lehtë të pagës mesatare është ndërtimi, ku ajo ka kaluar nga 670 euro në 682 euro për muaj në fund të marsit 2025. Ndërkohë, të gjithë sektorët e tjerë kanë raportuar ulje të pagave krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
