“Krimi*elët kanë qeverinë e tyre”, deklarata tronditëse e Vasilit pas raportit të PPE:Shqipëria është bërë strehë për..

Data

ftuar në një emision televziv ka qenë deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.

Ne bisedë me moderatorin ai ka komentuar vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve dhe ka dhënë komentet e tij pas qëndrimit të PPE dhe Parlamentit Evropian për votimet e 11 majit në Shqipëri

Patrit Vasili: 11 maji në të tërë dimensionin me të cilin u zhvillua, nuk ishte vetëm farsë elektorale. Kam insistuar dhe do ta them sërish. Ishte një terrorizëm elektoral i vërtetë. Sepse në një proces zgjedhor, kur kriminelët, narkotrafikantët, rrugaçët ordinerë, paratë e krimit, veprimet e dhunshme, përfshirja e shtetit, bërja njësh me kriminelët, e kthen këtë, në një akt terrorist të shtrirë në të gjithë territorin me objekt grabitjen e zgjedhjeve. Dhe përballë një terrorizmi të tillë elektoral tashmë të certifikuar, pasi provat janë me mijëra dhe kjo hordhi xhagurejsh të lëshuar jashtë kontrollit, sigurisht nuk mund të bënin gjë tjetër vetëm të vetë demaskoheshin sigurisht që ka shqetësuar dhe ka ngritur në këmbe të gjithë Evropën, e cila është bërë më në fund e qartë dhe ndjeshme që një vatër, një narkoshtet i vërtetë në të tërë elementët e tij është instaluar në Shqipëri. Është instaluar prej kohësh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related