Ministri i brendshëm gjerman me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar për refugjatët

Data

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt (CSU) planifikon t’ia paraqesë kabinetit të mërkurën projektligj për të kufizuar ribashkimin familjar për disa kategori refugjatësh.

Ministria e Brendshme i konfirmoi agjencisë gjermane të lajmeve dpa (Deutsche Presse-Agentur) një informacion për këtë çështje të botuar nga gazeta Bild am Sonntag. Siç është rënë dakord në marrëveshjen e koalicionit qeveritar mes CDU/CSU dhe SPD, refugjatët me status të kufizuar nuk do të lejohen për dy vjet të sjellin në Gjermani pjesëtarët e familjes së tyre. Përjashtohen rastet jashtëzakonisht të rënda.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related