Për deputeten e PD, Jorida Tabaku tentativa e qeverisë dhe mazhorancës në pushtet për ‘uzurpimin’ e intsitucioneve të pavarura, KLSH, GJK dhe SPAK, nuk është vlerë demokracie.
Tabaku tha se kërcënimet e mazhorancës socialiste për të ‘shkrirë’ Kontrollin e Lartë të Shtetit në një Gjykatë Auditimi, janë treguesit më të qartë se Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për më shumë institucione të pavarura.
Sipas saj, PS ka si qëllim, prishjen e balancave të institucioneve të pavarura, porse një qëllim i tillë vetëm sa do të pengojë procesin e integrimit dtë vendit në BE.
Për ligjvënësen demokrate është e pashpjegueshme e gjithë kjo vjedhje galopante e mazhorancës socialiste në sektorin publik, gjë që sipas Tabakut është reflektuar edhe në procesin zgjedhor të 11 majit.
“PD ka nevojë t’i shohë jo vetëm në pikëpamjen e denoncimit, që nga GJK, KLSH e SPAK, jo vetëm për ndërgjegjësim ndërkombëtar por edhe për t’i ndaluar këto tentative të kapjes së institucioneve të pavarura’, u shpreh ndër të tjera Tabaku.

