Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi në një postim në rrjetin social facebook, i ka cilësuar mashtrime zërat për një urdhër, apo orientim për prishje të procesit zgjedhor në qarkun e Fierit nga Partia Demokratike!
“Mashtrimi i Belinda Ballukut përmes zëdhënëses së organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” përfaqëson frikën e pushtetit nga populli!
