Lexuesja e buzëve zbulon çfarë biseduan Trump, Macron e Zelensky në Vatikan

Data

Një eksperte e leximit të lëvizjeve të buzëve ka zbuluar se çfarë i thanë Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump njëri-tjetrit në takimin përpara funeralit të Papa Franceskut, në atë që ishte takimi i tyre i parë që nga përplasja në Zyrën Ovale.

Udhëheqësi i SHBA dhe ai i Ukrainës folën për rreth 15 minuta brenda Bazilikës së Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit, në një takim të cilin Zelensky e përshkroi si me potencial për të qenë “historik”. Shtëpia e Bardhë gjithashtu e përshëndeti takimin si “shumë produktiv”.

Megjithatë shumë pak u zbulua nga bisedat që Trump, Zelensky, Macron dhe Starmer bënë atë ditë. Edhe pse ekziston vetëm një videoklip i shkurtër i takimit, lexuesja mjeko-ligjore e buzëve Nicola Hickling ka zbuluar se Zelensky i tha Trump: “Do të doja që ta bëje këtë, por jo në këtë mënyrë”.

Trump i është përgjigjur: “Është një strategji shumë interesante, ke siguri”. Hickling sugjeron se takimi mes Trump dhe Macron ishte “i ftohtë” kur presidenti francez mbërriti dhe kur po vendoseshin dy karrige për presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës. Macron u pa duke u përqafuar ngrohtësisht me Zelensky përpara se Trump ta tërheqë presidentin francez drejt vetes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related