Gjendje e jashtëzakonshme në Bashkinë e Tiranës! Nënkryetarja e komanduar Anuela Ristani në vend të kryetarit të arrestuar Erion Veliaj, ka shpallur riorganizim dhe e ka fshirë nga faqja zyrtare organigramën e institucioneve të varësisë.
Kjo situatë për drejtorin e Drejtorisë së Objekteve Publike të Bashkisë Tiranë, Olsi Isufaj, është kuptuar si aksion “kap ç’a t’kapësh”.
Në këtë kuadër ia ka nisur menjëherë me tendera sekret. Drejtoria që drejton Isufaj nuk është ministria e mbrojtjes apo SHISH, por kur ka emergjencë bën tendera të fshehtë.
Pra, Isufaj ka përdorur procedurën me të cilën bëhen abuzimet më të mëdha me buxhetin e shtetit “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Ministria e Shëndetësisë bëri namin me këtë lloj procedure gjatë pandemisë, ndërsa kryeministri Rama e përdori për të shpërndarë paratë e fondeve të caktuara për rindërtimin nga tërmeti.
