Si Rama po shkatërron historinë me manipulatorë dhe falsifikatorë, ja kush është “ushtari” i kryeministrit në krye…

Data

Historia e Shqipërisë po pëson një deformim të qëllimshëm, ku më i interesuari për ta shkatërruar atë është kryeministri Edi Rama, i cila po përpiqet të ndryshojë rrënjësisht perceptimin për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ). Në qendër të këtij projekti manipulues qëndron Çelo Hoxha, drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK), i cili dyshohet se është kthyer në një instrument për falsifikimin e historisë. Me mbështetjen e Ramës, Hoxha po bën një fushatë të hapur për të diskredituar heronjtë e LANÇ-it dhe për të rehabilituar kolaboracionistët ballistë, duke e cilësuar luftën partizane si një lëvizje terroriste.

Reagimet kundër këtij revizionizmi historik kanë ardhur të forta, veçanërisht nga ish-funksionari i lartë i PPSH, Muharrem Xhafa, i cili e ka akuzuar Hoxhën për shpifje dhe përpjekje sistematike për të shkatërruar imazhin e dëshmorëve të Atdheut. Sipas Xhafës, ky është një akt i papranueshëm, që synon të vendosë një narrativë të rreme, ku partizanët trajtohen si agresorë, ndërsa bashkëpunëtorët e nazistëve glorifikohen si patriotë. Por pavarësisht kësaj qëndrese, duhet theksuar se Instituti i drejtuar nga Hoxha duket se është shndërruar në një “laborator” të falsifikimit të historisë, ku me fonde shtetërore propagandohet një version i rremë i së shkuarës. Ai dhe paraardhësi i tij, Agron Tufa, janë akuzuar për shpifje ndaj qindra heronjve të LANÇ-it, duke i etiketuar si kriminelë. Ky qëndrim është pjesë e një fushate të gjerë të qeverisë për të rishkruar të kaluarën dhe për të dobësuar rolin e rezistencës antifashiste në histori.

Në emër të një lufte të rreme kundër komunizmit, Çelo Hoxha ka shpërndarë një ideologji revizioniste, duke e paraqitur Partinë e Punës si një organizatë ilegale dhe duke kërkuar rishikimin e trashëgimisë historike. Mirëpo këto përpjekje kanë ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik, pasi synojnë të legjitimojnë ata që dikur bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë. Ky sulm i orkestruar nga Rama dhe “ushtari” i tij në ISKK nuk është rastësi. Kjo është një strategji e menduar për të eliminuar çdo element të identitetit antifashist të Shqipërisë, në mënyrë që të ndërtohet një e shkuar e re, e cila i shërben interesave të pushtetit. Me një qasje të tillë, historia jo vetëm që po shkruhet nga fitimtarët e rinj, por po përdoret si armë për të manipuluar brezat e ardhshëm. Megjithatë kjo tentativë për të fshirë të vërtetat e historisë kërkon një kundërpërgjigje të fortë. Është koha që historianët, intelektualët dhe shoqëria civile të mos qëndrojnë më në heshtje përballë kësaj përpjekjeje të paskrupullt për të shkatërruar kujtesën kombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related