Për dy muaj, kufiri Shqipëri-Kosovë me kontrolle të përshpejtuara, pse u mor ky vendim?

Data

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore. Gjatë kësaj kohe pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunimin e të dhënave të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.
Udhëtarët që e shfrytëzojnë pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi duhet të paraqesin dokumentet e identifikimit, për arsye se nga kjo datë për dy muaj rresht do të bëhet përpunimi i të dhënave të sakta i automjeteve. Qytetarët vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë proces pasi, shprehen për lëvizje të lirë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Nuk kam shumë njohuri megjithatë po më befasoni, ky kufi s’duhet të jetë fare, as kontroll as pa kontroll, nuk e di çfarë situate është, do të provojmë, por kanë bërë keq, nuk kanë bërë mirë, nuk e njoh këtë kufi në kuptimin e kufijve. Ne jemi së bashku këtu, Shqipëri jemi”, tha qytetari Kadri Kryeziu.

“Nuk duhet të ketë kufi fare këtu pasi ky kufi nuk është natyral, është kufi i vendosur nga një armik që e kemi pasur me herët, kështu që nuk duhet të ekzistojë”, tha qytetari tjetër Hasan Gigollaj

Pothuajse gjatë gjithë vitit udhëtarët thonë se nuk kanë pritur gjatë në kufi, ndërsa kontrollet i shohin normale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related