Botuesi Nikoll Lesi ishte këtë të enjte i ftuar në një studio televizive, tha se Kuvendit të Shqipërisë do i bënte mirë të shtoheshin zërat e politikanëve të rinj.
Duke iu drejtuar kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorit, Lesi tha se “mua do më pëlqente që zëri jot e i disa të tjerëve si ty të ishin pjesë e Kuvendit”.
Gjithashtu i pyetur nëse do të ndikojë SPAK në ndërtimin e listave të partive për zgjedhjet e 11 majit, Lesi tha se pa diskutim do të ndikonin.
