EMRI/ E zhdukur që prej 9 janarit, gjendet e mby*ur shqiptarja në Itali

Data

Është gjetur pa shenja jete shqiptarja, e cila ishte denoncuar e zhdukur që prej 9 Janarit në Romë të Italisë. Viktima është 62-vjeçarja Suzana Koçibelli.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se trupi i pajetë i shqiptares është gjetur në ujërat e Tiberit në digën Castel Giubileo.

Trupi u zbulua nga stafi i Enel që punonte në hidrocentralin në veri të Romës. Pasi trupi u nxor nga ushtarakët dhe zjarrfikësit, nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune.

Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur pak orë pas largimit të saj nga banesa më 9 Janar, e cila banonte në Prima Porta

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related