Përplasja me policinë, Vokshi: Dh*në e orkestruar ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar përplasje me policinë në protestën e PD, ku tha se dhuna ndaj protestuesve nuk është një fenomen i ri, por një strategji e përdorur sistematikisht nga autoritetet, duke akuzuar qeverinë dhe institucionet e sigurisë për përdorimin e forcës në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese.

Ajo theksoi se në çdo protestë, qoftë brenda ose jashtë Parlamentit, ka pasur pengesa dhe dhunë ndaj deputetëve të opozitës, veçanërisht ndaj grave deputete. Vokshi përmendi dhe rastin e dhunës ndaj deputetes Ilda Dhori, e cila u tërhoq në mënyrë të dhunshme nga një punonjëse e policisë.

Deputetja e PD-së nënvizoi se kjo dhunë është e orkestruar nga qeveria, me urdhra të lartë dhe të qëllimshëm për të provokuar dhe shtypur protestuesit. Ajo shpjegoi gjithashtu mënyrën se si organizohen protestat dhe ndërhyrjet e policisë, duke akuzuar se ato janë të planifikuara dhe të udhëhoqura nga struktura të larta shtetërore.

Nuk është hera e parë, është e përhershme në çdo protestë në formën e resistencës civile, në çdo protestë që kemi bërë brenda Parlamentit, por edhe jashtë Parlamentit. Dua t’ju kujtoj pamjet e Gardës, të cilët jo vetëm që pengonin fizikisht, por edhe dhunonin burrat dhe gratë deputetë të opozitës, duke mos i lejuar ata të hynin në sallën e seancave apo në ambientet e Parlamentit. Ndërkohë që në të gjitha protestat e fundit ka pasur dhunë të urdhëruar nga Edi Rama, nga Ministri i Brendshëm, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, dhe dhuna ka filluar në një moment të caktuar.

Nëse do t’i kthehemi pas mënyrës sesi organizohen protestat nga ana e opozitës dhe mënyrës sesi ndërhyn policia, qartazi ata veprojnë me një urdhër në të gjitha vendtubimet e opozitës. Lejohen qytetarët, lejohen drejtuesit e Partisë Demokratike që të nisin protestën. Pas refuzimit nga ana e policisë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, për të njoftuar nga ana e Partisë Demokratike për bllokimin e pikave të ndryshme të tubimit, ku është parashikuar të ndodhë protesta gjatë tre orëve. Protesta fillon në orën 5, lejohen protestuesit rreth 1 orë, 1 orë e gjysmë, dhe pastaj jepen urdhra që policia të ndërhyjë, policia të dhunojë, dhe kështu me radhë. Pra, është me regji qendrore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related