“Drejtoria e shkollës nuk më ngushëlloi”/ Nëna e Martin Canit: U shkëputa nga arsimi për të rritur djalin

Data

Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës “Fan Nolit” dyshon se ngjarja po manipulohet.

Florina Cani, e ftuar në emisionin ‘Opinion’, u shpreh se Martini ishte busulla e familjes dhe la punën në arsim vetëm për të rritur djalin e saj, Martinin.

Cani tha se nuk e ka mësuar shkakun e sherrit të djalit të saj, ndërsa shprehet e trishtuar që mësuesja dhe drejtoria e shkollës nuk e ngushëlluan.

“Ishte gëzimi jonë. ishte busulla jonë, ishte një fëmijë i mbushur me dashuri. Kam shumë fjalë për të thënë për Martinin. U shkëputa nga arsim për tu përkushtuar pas djalit, të rris Martinin sepse ishte gëzim shumë i madh. Pas Martinit me erdhi në jetë Henri. Martini ishte një fëmijë shumë i shkathët dhe zgjodhëm shkollën më të mirë. Ai ishte shumë i mirë me mësime. Kishte dëshirë sportin, bashkëshorti e mbështeste. Sportin e ka filluar që në klasën e dytë. Sportin e kishte pasion, por edhe shkollën e kishte pasion. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related