Lëkundje sizmike janë regjistruar në vendin tonë pasditen e sotme.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare magnituda e tërmetit vlerësohet se ishte 3.7 Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Burrelit.
Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë përreth Burrelit, edhe në kryeqytet.
