AKU është institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore në vend, por nuk janë të pakta rastet kur pikërisht ky institucion vë në rrezik jetën e qytetarëve duke heshtur para abuzimeve te subjekteve private.
Raporti i KLSH-së ka treguar në mënyrë të detajuar se si inspektorët e AKU-t kanë favorizuar subjektin “Coca- Cola” në një varg shkeljesh, teksa kanë kryer procedurat për asgjësimin e tonelata pijeve të skaduara .
Më konkretisht, në raportin e KLSH-së theksohet se në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit që duhet të ketë nënshkrimin e Inspektorëve të Mjedisit, Inspektorëve të Tatimeve dhe Inspektorëve të AKU-t.
Në këtë rast subjekti “Coca- Cola” ka nxjerrë jashtë loje Inspektorët e Mjedisit dhe ato të Tatimeve duke u mjaftuar vetëm me një procesverbal të firmosur nga inspektorët e AKU-t.
