“Boll kemi pritur”, Salianji mesazh nga burgu: E nesërmja për demokratët është betejë, të zotërojmë rrugët, në…

Data

Një mesazh i Ervin Salianjit nga burgu u transmetua në ceremoninë e 34-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Ai theksoi se do donte të ishte me ta në këtë ditë të rëndësishme, duke vënë theksin se demokratët duhet të jenë në betejë.

Salianji theksoi se duhet të zotërojnë rrugët, të jenë në qëndresë, rezistencë dhe protestë.

Mesazhi i plotë:

Demokrate e demokratë,

Miq, shokë,

Bashkëpunëtorë e kolegë,

I nderuar z. Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Dua t’ju përshëndes sot nga zemra çdo demokrat, të reja e të rinj, gra e burra në të gjithë Shqipërinë, me të cilët kemi vite që luftojmë e bëjmë beteja.

Jeni ju demokratët e palodhur që i keni dhënë dhe i jepni shpirt kësaj partie, kësaj force politike.

Do doja të isha sot aty me ju, e qoftë dhe për disa orë t’i gëzoheshim bashkë rrugës që demokratët ndërtuan për shqiptarët. Fatkeqësisht Shqipëria sot është larg asaj që mendohej kur Partia Demokratike u krijua. E duke e ditur këtë e nesërmja për ne demokratët është sërish betejë ku duhet të zotërojmë rrugët, në qëndresë, rezistencë e protestë pikërisht sepse shqiptarët fatkeqësisht çdo ditë e më shumë marrin rrugët për shkak të keq qeverisjes.

Nga ku unë jam, është vështirë të veprosh, por bëhet shumë e qartë se çfarë duhet të mendosh e ndërtosh.

Është kaq e qartë që goditjet, presionet, represionet janë reflektimi i zi i gropës ku janë zhytur mes vetes socialistët e pushtetit e ku me këto forma e metoda të represionit kërkojnë të mbajnë pushtetin me forcë e me dhunë pasi nuk kanë asgjë që ti ofrojnë qytetarëve . Pasi bënë pakt me djallin dhe e shitën Shqipërinë në krim e korrupsion sot përpëliten në frikë ë në mjerim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related