Partia Demokratike ka denoncuar procedurat e zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj.
Si pjesë e e Korridorit VIII me vlerë limit në total rreth 150 milionë euro, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, thotë se fituesit për këtë aks rrugor ishin të paracaktuar.
Sipas PD, në procedurat e zhvilluara nuk mori pjesë asnjë operator i huaj për shkak të afatit të pamjaftueshëm për ekuivalentimin e licencave.
“Në vijim të denoncimit tonë për 6 procedurat e zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII me vlerë limit në total rreth 150 milionë euro, u shpallën fituesit
