Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve dhe nga rritja e çmimeve të shportës së pensionistëve me ritme më të shpejta se masa e pensionit. Mbi 500 mijë persona që përfituan pension pleqërie më 2023 kishin të ardhura mujore mesatare 18,341 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vlerë kjo 26% më shumë se në vitin 2014, teksa inflacioni i pensionistëve është rreth 34% në këtë periudhë. Pensioni real ka pësuar ulje së paku me 8%. Si u thellua diferenca e pensioneve me rajonin më 2022 dhe përpjekjet për ndryshimin e skemës
Shqipëria e ka dyfishuar ekonominë e saj dhe të ardhurat buxhetore në dekadën e fundit, por nga krahu tjetër, mbi 500 mijë persona që përfitojnë pension pleqërie i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014.
Rreth 500 mijë persona që përfituan pension pleqërie më 2023 kishin të ardhura mujore mesatare 18,341 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vlerë kjo 26% më shumë se në vitin 2014, teksa inflacioni i pensionistëve është rreth 34% në këtë periudhë (Inflacioni i pensionistëve përllogaritet nga INSTAT dhe është 1.7-2 pikë përqindje më shumë se IÇK).

Gjithashtu, në vitin 2023, dolën në pension 40,170 persona, përfitimi mesatar i të cilëve rezultoi 15,569 lekë në muaj, rreth 14% më shumë se i personave që dolën në pension në vitin 2014 (13,611 lekë në muaj).
