Opozita vendos ‘bllokadë’ në rrugët e vendit, Andoni: Nuk ishte mosbindje civile, por thjeshtë një manifestim

Data

Analisti Ben Andoni, i ftuar në një studio televizive, komentoi protestën që u organizua dje nga opozita shqiptare.

Andoni tha se protesta e djeshme gjatë së cilës demokratët bllokuan rrugët kryesore të vendit për 3 orë nuk ishte mosbindje civile, por manifestim.

Sipas tij protesta e djeshme si edhe protesta e opozitës para Parlamentit Europian në Strasburg ishin të dyja manifestime të mira.

Ben Andoni: Në term ju e dini që kjo nuk është mosbindje civile, ishte manifestim. PD ka kohë që organizon manifestime duke përdorur termin mosbindje civile. Dy manifestimet e mira për hir të së vërtetë i ka bërë shumë të mira. Manisfestimi në Strasburg dhe manifestimi me protestën dje.

Mosbindja civile nis nga një element simbolik, te ne nuk ka element simbolik…arma më e fortë e tyre është t’i tregojnë shqiptarëve që jemi normal. Protestat e fundit kanë treguar se opozita është normale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related