Kush është “Thembra e Akilit” në dosjen e Metës, Klodiana Lala tregon çfarë e fundosi Monikën me Ilirin…

Data

Gazetarja e njohur, Klodiana Lala ka deklaruar se çështja ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk do të kishte avancuar, nëse nuk do të ishte sekuestruar celulari i kësaj të fundit në nëntor të vitit të kaluar nga prokurorët e SPAK. Teksa ishte e ftuara këtë fundjavë në një studio televizive, zonja Lala shprehet se Kryemadhi kundërshtoi sekuestrimin e celularit në shtëpinë e nënës së saj.

“Në GJKKO, Meta ka qenë shumë i agravuar dhe në këndvështrimin tim ka pasur gjuhë të papranueshme. Zonja Kryemadhi ka qëndruar në gjyq gjatë seancës, pasi u ndërpre mori një kafe të makineta dhe priti në një bar-kafe jashtë me avokatin dhe njerëzit që e shoqërorin. Në rastin e zotit Meta nuk pamë qytetarë që ta mbështesnin, përveç Blushit dhe dëshmitarit që ishte shofer në momentin e arrestimit të Metës. Çështja është e ndarë ne disa etapa. E para është ‘CEZ-DIA’. Çështja e dytë është gjithë thelbi. Mbase çështja nuk do të kishte avancuar nëse prokurorët e posaçëm në nëntor të vitit të kaluar nuk do të kishin sekuestruar telefonin e Kryemadhit sepse aty ka shumëçka. Ajo e kundërshtoi sekuestrimin e celularit në shtëpinë e nënës së saj”, deklaroi ajo

Më tej Klodiana Lala tha gjithashtu se SPAK ka një vit kohë për të provuar nëse deklarata e Kryemadhit se ia kanë punuar pas shpine Ilir Metës për të bërë kandidat për kryebashkiak Erion Veliajn, është apo jo e vërtetë. “Kryemadhi tha se ‘unë me Ramën ia punuam pas krahëve Metës për të bërë kandidat për kryebashkiak Erion Veliajt’. Prokurorët kanë një vit për të na e provuar”, u shpreh ajo. Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Ilir Meta ka pasur sjelle agresive në qeli në ditën e arrestimit. Ajo ka pasur një debat me avokatin Genc Gjokutaj, i cili deklaroi në një studio se Meta është sjellë normalisht.

Mirëpo Lala e ka hedhur poshtë duke thënë se në fakt ai është përplasur me personelin e sigurisë duke i ofenduar dhe sulmuar ata. “Nata e parë në bllokun e sigurisë për Metën nuk ka qenë e qetë dhe ka qenë në një situatë të agravuar. Ka patur debate edhe me punonjës të sigurisë në qelitë e izolimit”, nënvizoi gazetarja Klodiana Lala.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related