FOTOLAJM/ Princ Leka festë madhështore për ditëlindjen e katërt të së bijës, e pranishme dhe partnerja tij e re, Blerta Celibashi

Data

Vajza e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia, Geraldina ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj të katërt.

Më 22 tetor, Geraldina e ka festuar ditëlindjen në një ambient mjaft familjarë me të ëmën, Elia Zaharian dhe gjyshërit e saj

Ndërsa ditën e djeshme, e vogla e ish-çiftit ka festuar me të arin në një festë madhështore dhe nën prezencën e dhjetëra të ftuarve

Ka qenë vetë Princ Leka ai i cili ka ndarë pamjet nga festa e 4-vjetorit të vajzës së tij, ku padyshim në nuk ka munguar partnerja e re e tij, fotografja Blerta Celibashi.

Princi ka ndarë momente nga ditëlindja në rrjetet sociale, ndërsa ka uruar të bijë dhe falënderuar miqtë e pranishëm

“Dje festuam një moment magjik për Geraldinën. Nga shkëlqimi i flokëve të borës te tingujt e të qeshurave, mbretëria jonë me temën e Frozen u mbush me ngrohtësi dhe mirësi. Ndjejmë mirënjohje të thellë për çdo mik që na u bashkua, jo vetëm për të ndarë këtë festë, por për të bërë këtë ditë plot gëzim, dashuri dhe lumturi të vërtetë. Ishte me të vërtetë një takim zemrash të mira, një mbledhje që na kujtoi forcën dhe bukurinë e miqësisë”, shkruan ai.

princ leka geraldina (15)princ leka geraldina (13)

princ leka geraldina (12)princ leka geraldina (3)princ leka geraldina (8)princ leka geraldina (7)princ leka geraldina (1)princ leka geraldina (6)princ leka geraldina (10)

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related