Ja përgjimet, dëshmitë, intervista e patransmetuar, provat dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë që i bënë “gropën” Metës…

Data

Në prill të vitit 2022, SPAK rihapi dosjen e “CEZ-DIA” të vjedhjes së parave publike. Në dosjen që disponon gazeta “SOT”, Prokuroria e Posaçme pretendon se ka provuar ndikimin e ushtruar nga Meta në cilësinë e ish-Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory”, DIA dhe kompanisë CEZ Shpërndarje, që kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura. Sipas prokurorisë, këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura, kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

“Përmes kësaj marrëveshjeje, DIA ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, vlerë që është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë,” thuhet në dosjen e SPAK. Sipas prokurorëve, hetimet e deritanishme kanë zbuluar se i hetuari Ilir Meta kur mbante funksionin e ministrit, ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga Kastriot Ismailaj, pronar i kompanisë DIA. Për këtë episod, Meta akuzohet se ka konsumuar veprën penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Pagesat

Në dosjen e SPAK, teksa shpjegohet afera “CEZ-DIA”, Prokuroria evidenton 700 mijë euro fatura fiktive të DIA-s, të Kastriot Ismailajt. Nga këto pagesa fiktive, SPAK evidenton një në drejtim të kompanisë NEREIDA, në pronësi të babait të Arjan Laçit, i cili ishte një prej bashkëthemeluesve të DIA-s, edhe ky një mik i hershëm i Ilir Metës. Laçi mori 320 mijë euro, ndërsa më pas rezulton edhe financues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Kastriot Ismailaj, edhe gjatë periudhës së kohëzgjatjes së kontratës, ka kryer transferta fiktive. Ai ka paguar shoqërinë “Nereida” në shumën 31,902,000 lekë (kontrata e nënshkruar më datë 02 shtator 2010 me DIA dhe kalimi i parave në llogari të NEREIDA-s gjatë vitit 2010-2011) dhe “Barita International Limited”, për identifikimin e debitorëve në shumën 100,000 USD, ndërkohë që ky proces nuk është kryer. Shoqëria DIA ka paguar 16,800,000 lekë për shoqërinë “BTf” për blerjen e motorëve, ndërkohë që u vërtetua se shoqëria “BIT” nuk ka blerë makineri dhe pajisje.

Shoqëria DIA ka kryer pagesa për shoqërinë ESF në vlerën 4,545,771 lekë dhe për shoqërinë AIC 6,500,000 lekë, me përshkrimin rikonstruksion zyrash, ndërkohë që ky proces nuk është kryer. Këto pagesa fiktive janë kryer gjatë vitit 2010-2011. Për t’u theksuar është fakti se sipas dokumentacionit të administruar, rezulton se shoqëria “Nereida” sh.p.k., kishte si ortak shtetasin Nikolin Laçi, i cili është edhe babai i shtetasit Arjan Laçi, që gjithashtu ka qenë edhe administrator i kësaj shoqërie. Hetimi i këtij procedimi penal ka provuar se Arjan Laçi ishte lidhje miqësore e shtetasit Ilir Meta dhe, njëkohësisht, ka mbështetur financiarisht partinë LSI, kryetar i së cilës ka qenë pikërisht personi nën hetim Ilir Meta. Gjithashtu, duhet evidentuar fakti se, sikurse edhe më lart cituar, shtetasi Arjan Laçi ka qenë fillimisht ortak i shoqërisë “Debt International Advisory” (së bashku me shtetasin Kastriot Ismailaj), e themeluar më datë 05.07.2010, me një kapital prej 50 mijë USD, me seli në adresën “Trident Chambers, Kutia Postare 146, Road Town, Tortola, British Virgin Islands”, thuhet në dosjen e SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related