Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë një postim në Facebook, duke denoncuarr për një shkelje të ligjit në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.
Ajo përmend rastin e dëshmitarit Erold Çomo, i cili sipas saj, nuk plotësonte kriteret për të dëshmuar mbi koncesionin dhe për këtë arsye, pyetjet ndaj tij ishin jashtë kuadrit ligjor. Zhupa citon Nenin 153, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, që përcakton kufijtë e dëshmisë, duke theksuar se veprimet e socialistëve janë në kundërshtim me këtë ligj.
Zhupa thekson se videoja e mbledhjes dëshmon qartazi shkeljet e bëra, dhe ajo thekson se Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga hetimi, duke premtuar përballje pa hezitim me të vërtetat.
