Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe foli për “ndezjen” e motorëve të PS për zgjedhjet e 2025. Kundërshtarët ai tha se “nuk i sheh aspak”, duke shtuar se janë qytetarët ata që do të zgjedhin.
“Kam lidhje vetëm me njerëzit dhe mendoj se deputeti i tillë duhet të jetë. Duhet t’u përgjigjet njerëzve kur ata vendosin ta votojnë dhe t’i japin një kontratë pune dhe ta çojnë në Parlament”, u shpreh ai.
Për Sali Berishën dhe përballen e tij me drejtësinë ai tha se ish-kryeministri është në një situata të vështirë.
“Nuk do doja ta shihja veten në asnjë rast në pozitën e tij. Mund të ndjej edhe keqardhje. Janë 30 e kusur vite betejë e bërë, por është çështja e tij dhe nuk dua të komentoj për njerëz që janë në proces me drejtësinë”, tha Braçe.
