SHBA thërret 14 gjyqtarë të GJKKO, trajnime specifike për të futur në burgje politikanët dhe zyrtarët e korruptuar

Data

Në një kohë kur në Shqipëri lufta kundër korrupsionit është më e nevojshme se kurrë, një grup prej 14 gjyqtarësh të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kanë zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky grup do të marrë trajnim specifik për të forcuar kapacitetet e tij në ndjekjen e politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar, duke i çuara ata para drejtësisë dhe në burg. Përmes një reagimin ambasada amerikanë në Tiranë thekson SHBA-ja ofron mbështetje për të garantuar se vendimet do të merren në mënyrë të pavarur dhe me baza faktike, pavarësisht kërcënimeve të mundshme. Kjo vizitë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit në Shqipëri. Pra në një kontekst ku besimi i publikut është thelbësor, këto trajtime synojnë të rrisin profesionalizmin dhe efikasitetin e gjyqtarëve. Kjo nismë dëshmon angazhimin e përbashkët për të ndëshkuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një sistem më të drejtë dhe transparent.

Detaje

Konkretisht shtatë gjyqtarë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe shtatë nga Gjykata e Posaçme e Apelit kanë vizituar Shtetet e Bashkuara për të shkëmbyer ide me gjyqtarë dhe prokurorë mbi tema kyçe, përfshirë pavarësinë, integritetin dhe efikasitetin gjyqësor. Me anë të një reagimi, Ambasada e SHBA në vendin tonë thotë se gjyqtarët amerikanë shprehën admirimin dhe mbështetjen e tyre për punën jetike të gjyqtarëve të Gjykatës Speciale, “duke theksuar rëndësinë e vendosjes së çështjeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim të jashtëm dhe këmbëngulje pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve”.

“Këtë javë, shtatë gjyqtarë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe shtatë nga Gjykata e Posaçme e Apelit po vizitojnë Shtetet e Bashkuara në një udhëtim të udhëhequr nga Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT) dhe financuar nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) për të shkëmbyer ide me gjyqtarë dhe prokurorë mbi tema kyçe, përfshirë pavarësinë, integritetin dhe efikasitetin gjyqësor. Delegacioni filloi vizitën në Denver, Kolorado të hënën, ku u takua me dymbëdhjetë gjyqtarë amerikanë të themelit dhe të apelit dhe vëzhguan procedurat gjyqësore. Gjyqtarët amerikanë shprehën admirimin dhe mbështetjen e tyre për punën jetike të gjyqtarëve të Gjykatës Speciale, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së çështjeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim të jashtëm dhe këmbëngulje pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve. Kjo vizitë vjen pas udhëtimit në korrik në Shqipëri të tre të ftuarve të rëndësishëm amerikanë: Kryetari i Gjykatës së Rrethit Robert J. Shelby, gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Utah, Paige Petersen dhe Prokurorja e SHBA Trina Higgins.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme dhe për t’i nxitur ata të vendosin në mënyrë të pavarur, bazuar vetëm në ligj dhe fakte”, shkroi dje ambasada e SHBA-ve. Po ashtu, ambasada ndau detaje edhe nga një takimi tjetër i gjyqtarëve të GJKKO. “Në ditën e dytë të vizitës së tyre njëjavore në Shtetet e Bashkuara, gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme vëzhguan argumentet në apel për marrëveshjet e pranimit të fajësisë, trafikun e drogës, intervistat dhe kontrollet në Gjykatën e Apelit në Distriktin e Dhjetë në Denver, ku gjyqtari federal amerikan në detyrë i mirëpriti me një “përshëndetje” të ngrohtë. Gjyqtarët u takuan gjithashtu me prokurorë të Departamentit të Drejtësisë, me të cilët diskutuan për korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun e drogës, krimin kibernetik, rikuperimin e aseteve kriminale, dëmshpërblimin e viktimave dhe provat digjitale”, nënvizoi dje ambasada e SHBA në Tiranë në rrjetet sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related