SPAK alias Prokuroria politike e posaçme, po ecën në gjurmët e prokurorisë popullore.
Gjuetia e shtrigave është hapur dhe duket që s’ka të ndalur. Armiqtë e pushtetit të ri popullor (rilindas) janë kundërshtarët politikë dhe antikomunistët organikë si ish pronarët apo të persekutuarit e rinj.
Asgjë e rastit ,veçse një përsëritje historie dhe histerie.
Hoxha në fillimet e veta të instalimit të pushtetit vendosi në krye të prokurorisë speciale ushtarakë të indoktrinuar si Bedri Spahiu, te cilët më pas i zevëndësoi me njërëz pa skrupuj që vinin nga rradhët e të trajnuarve nga sigurimi i shtetit ne Bashkimin e largët sovjetik si Arianit Çela
Pas kësaj prokuroria ishte thjesht zyra ekzekutive e Sigurimit, ndërsa Gjykata një zbatuese e verbër e urdhërave të prokurorëve.
Njerëzit që duhej të eleminoheshin përzgjidheshin me kujdes. Ndaj tyre ndërtohej opinioni si armiq dhe pas kësaj arrestoheshin.
Këtu merrte fund gjithcka. Prokuroria avanconte me qëllimin e fiksuar në kokë e sajonte fakte, gjoja prova e dëshmi dhe pritej thjesht forma e dënimit.
Mbështetja popullore me pretencat që jepeshin me altoparlante (sot të zevëndësuara nga mediat lëpirse) ishte impresioniese, me brohoritje e duartrokitje.
Kështu Hoxha në pak vite shkoi në plumb, burg e litar me mbështetje ndërkombëtare opozitën politike të kohës.
U deshën shumë vite që të riktheheshim përsëri në të njëjtën pikë.
Si mallkim!
Përsëri po në emër të drejtësisë popullore e luftës kundër armikut të sistemit.
E nga drejtësia me korrupsion kaluam në drejtësinë me kriminalizim.
E majta ekstreme e instaluar me ndihmën e aleatëve të rinj jo historikë të saj, synoi që në fillim të krijonte drejtësinë politike si armën kryesore të mbajtjes së pushtetit.
Falë “sëmundjes” e “dobësisë”
për demokraci të së djathtës dhe trysnisë së ambasadave, e majta nisi revanshin e saj institucional duke pushtuar drejtësinë me pjellat e saj duke e shitur si reformë.
