SPAK e mori të pandehur/ Nuk përmbahet Berisha, sulmon ashpër Dumanin: Përbindësh i fëmijëve autikë…

Data

Tre ditë pasi SPAK e mori të pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë ku sulmon prokurorët dhe merr në mbrojtje ‘fondacionin ‘Fëmijët shqiptarë’të drejtuar nga Liri Berisha bashkëshortja e tij.

Ramën e quajti ‘Padroni vrasës përdhunues hajdut’ i kreut të SPAK, Altin Dumani.

Sulmoi dhe Dumanin si hajdut, e monstër.

“Hajdut sa hajduti SKAP I partisë prokuroria private e Edi Ramës që Juri Kim ua serviri shqiptarëve si heroi I fëmijëve por janë monstrat (Përbindësh) e fëmijëve tanë përfshi dhe ato autikë”

Për të zbatuar urdhrat politikë të Edi Ramës jo vetëm paraqesin si krim virtytin e bamirësisë të dëshmuar në mënyrën më transaperente e ligjore. Kanë vendosur në dosje të aktakuzës ndaj Sali Berishës emrat e fëmijëve autikë përfitues të bamirësisë.

Në dosje zbulohet se vetëm në drejtim të fondacionit të Liri Berishës Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë derdhur në vitet 2010-2022, 8.6 mln lekë të reja, 24 mijë euro dhe 8200 dollarë.

“Argita e jamarbër Malltezi kanë korruptuar mua dhe Berishën se në mënyrë të përvitshme kanë paguar me bankë tarifën e fëmijëve autikë. Ka kontribuar 118 mijë euro. Falenderoj me mirënjohje Abin dhe Argitën se kanë vazhduar traditën më fisnike të shqiptarëve, bujarinë e bamirësinë që ka pasur në kohë vlerësimet më të larta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related