Egnatia siguron fitoren e dytë dhe mban kreun, Partizani thyen Skënderbeun në sekondën e fundit, Tirana del me…

Data

Java e dytë e Kategorisë Superiore nisi ditën e djeshme me tri duelet e para, përplasje që ishin klasike të futbollit shqiptar dhe dhuruan emocione e rivalitet. Dueli i parë që u zhvillua dje ishte ai mes Egnatias dhe Laçit, që përfundoi me fitoren e rrogozhinasve 2-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit me Xhoel në minutën e 20-të duke mbyllur kështu pjesën e parë në avantazh

Egnatia dyfishoi shifrat në të 67-ën me Fangaj dhe kurbinasit shkurtuan diferencën në të 73-ën. Skuadra e Tetovës shënoi edhe golin e tretë në të 82-ën por iu anulua për pozicion jashtë lojë. Kështu Egnatia merr fitoren e dytë radhazi duke shkuar në kuotën e 6 pikëve ndërsa Laçi mbetet me 1 pikë. Duhet thënë se një nisje e tillë e mbarë e Egnatias dëshmon se nuk ka qenë rastësisht kampione, e po ashtu mbetet pretendente edhe këtë edicion.

Partizani thyen Skënderbeun në minutën e fundit
Partizani u kthye te fitorja ditën e djeshme, pasi mundi në kohën ekstreme të ndeshjes Skënderbeun me shifrat 2-1. Duhet thënë se kjo ndeshje pritej me interes, pasi Partizani kishte humbur në javën e parë në fushën e vet ndaj Vllaznisë dhe gjendej nën presion. Korçarçët nga ana e tyre vinin nga një barazim i vështirë me Elbasanin dhe kërkonin të bënin kthesë. Por në këtë duel Partizani bëri korrigjimin e duhur në lojë e në rezultat.

Rrapaj do të hapte serinë e golave në minutën ne 15-të, duke bërë që Partizani të administronte epërsinë në pjesën e parë dhe ta mbyllte atë 1-0. Por në të dytën korçarët befasuan që në minutën e 51-të, ku Rabiu shënoi golin e barazimit. Kalimi i minutave solli tension në kampin e kuq, pasi duhej me çdo kusht fitorja. Në ndihmë “demave” u erdhi një karton i dytë i verdhë për Rabiun, i cili doli me karton të kuq në minutën e 85-të.

Partizani e shfrytëzon në ekstrem këtë mundësi dhe gjen golin e fitores në minutën e 93-të me anë të Mehmetit. Fiton Partizani 2-1 që rikuperon ndjeshëm dhe largon stresin që kishte mbërthyer klubin. Korçarët largohen pa pikë dhe u duhet të marrin masa për t’u përmirësuar.

Vllaznia-Tirana spektakël në fushë e në tribuna

Ndeshja e djeshme mes Vllaznisë dhe Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi” u luajt në kushte të pazakonte trysnie. Kjo pasi tifozeria e shumtë e Tiranës e pranishme në Shkodër krijoi goxha atmosferë por edhe tensione. Ndeshja nisi gati gjysmë ore me vonesë për shkak të një problemi në systemin VAR. Jarmuni shënoi në minutën e 22-të dhe kjo bëri që Tirana të shkonte në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 1-0. Por për Vllazninë do të shkëlqente veteran Bekim Balaj, pasi shndërroi në gol penalltinë e dhënë pas prekjes së topit me dorë në minutën e 55-të.

Pas këtij momenti loja gjallërohet me sulme e kundërsulme nga të dy krahët, ku secili ekip luan për fitoren. Tirana shënon golin e dytë me anë të Ismajlit në të 76’, por Balaj me një goditje të shkëlqyer barazoi shifrat në të 79’. Mbyllet kështu 2-2 klasikja e Shqipërisë, ku secila skuadër mori nga një pikë.

Java 2
Të dielën
Egnatia-Laçi 2-1
Partizani-Skënderbeu 2-1
Vllaznia-Tirana 2-2
Të hënën
Bylis-Dinbamo 17:00
Elbasani-Teuta 20:00
Renditja
Nr.Ekipi Pikë
1.Egnatia 6
2.Vllaznia 4
3.Teuta 3
4.Partizani 3
5.Tirana 2
6.Elbasani 1
7.Skënderbeu 1
8. Laçi 1
9.Dinamo 0
10.Bylis 0

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related