Ekzekutohet masa e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Hektor Xhecuka, i akuzuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi në bashkëpunim me 6 persona të tjerë morën peng një 35-vjeçar, si dhe e kërcënuan këtë të fundit për dhënin e pasurisë.
Hektor Xhecuka nuk është një emër i padëgjuar për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë në kërkim në kuadër të operacionit ‘Revanshi’, pasi planifikoi të vriste Durim Bamin, për llogari të Ervis Martinjat, fati i këtij të fundit mbetet mister.
