“Përulje të thellë dhe nderim të përjetshëm”/ Protesta e 2 prillit 1991, kryedemokrati Lulzim Basha: E keqja përsërit veten edhe pas 33 vitesh

Data

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar sot protestën e 2 prillit të vitit 1991.
përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka kujtuar viktimat në Shkodër dhe theksoi se regjimi edhe pse ishte në fundin e tij, sërish goditi pa mëshirë të gjithë ata që donin ndryshim dhe një Shqipëri si e gjithë Europa.
Kryedemokrati shtoi se edhe pse kanë kaluar 33 vite nga ngjarja e rëndë, e keqja përsërit vetveten.

Postimi i plotë i Bashës:

Protesta e 2 prillit 1991 dhe masakra që pasoi është një ngjarje e përmasave epokale, që tregon se përmbysjet e mëdha nuk mund të realizohen pa sakrifica të mëdha. Ndonëse regjimi ishte duke dhënë shpirt, ai ishte i gatshëm të godiste pa mëshirë të gjithë ata që donin ndryshim dhe një Shqipëri si e gjithë Europa.

Përulje të thellë dhe nderim të përjetshëm për lulen e rinisë shkodrane, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, martirizimi i të cilëve shënjoi nisjen e një ndryshimi rrënjësor, që sa më shpejt të ndodhte aq më mirë do të ishte për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse kanë kaluar 33 vite, duket se e keqja përsërit vetveten, ndaj ngjarje të tilla duhet të na shërbejnë si përkujtim se për Lirinë dhe Demokracinë duhet të shkojmë në betejë përditë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related