Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo, ka akuzuar Veliajn se e vetmja gjë që di të bëjë është që të mohojë se ka aksione së bashku me drejtorët e tij në hotelin me status strategjik. Ai thekson se kryetari i bashkisë Tiranë, shmang përgjegjësitë e tij për vjedhjet që ka bërë. “E vetmja gjë që i del nga goja është të mohojë se ka aksione, tok me drejtorët e tij, në hotelin me status strategjik. Me asnjë fjalë nuk përmend përgjegjësinë e tij: ? për grabitjen e 22 milion Euro të taksaparave që ju besuan bashkis; Për drejtorët që vetë i emëroi, vetë kishte detyrim t’i kontrollonte (me audit, etj.) por që faktikisht ishin mish e thua me kryetarin; që akuzat e opozitës, sot të provuara nga dokumentet e gjyqësorit, i kundërshtoi, i qesëndisi madje bëri edhe padi për shpifje. Le më të pretendosh prej tij një ndjesë-kërkesë publike”, shkruan Pollo në “Facebook”.
Pollo akuza Veliajt: Po shmang përgjegjësitë për vjedhjet, grabiti 22 mln euro nga taksapaguesit
Data
