Ermal Paci është emëruar këtë të enjte si drejtor i ri i Shërbimit të Provës. Paci më herët mbante detyrën e nënkryetarit të bashkisë Lezhë.
Në Shërbimin e Provës ai zëvendëson Klevis Qosen, i cili pak ditë më parë u emërua në krye të burgjeve duke zëvendësuar Admir Abrijan.

Qose kishte pak kohë që ishte emëruar tek Sherbimi i Provës, ndërsa më herët ka mbajtur postim e Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
