Zyrtari i lartë amerikan takim me Dumanin, pritet takim edhe me kryeministrin Rama

Data

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson ka mbërritur në Tiranë. Vizitën e tij 2 ditore e ka nisur me drejtues të institucioneve të drejtësisë. Robinson ka pasur një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Më pas, ai pritet që të zhvillojë një takim dhe me kryeministrin Edi Rama.

Pas Tiranës, ndalesa e radhës 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related