“Vajza i tha që gjyshi…”/ Skandali në familjen mbretërore, ish-deputeti i njohur zbulon si nisi konflikti mes Princ Lekës dhe Gjergj Zaharias

Data

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me konfliktin e bërë publik dje, midis Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia.

Ish-deputeti Ekrem Spahiu, si person pranë familjes mbretërore, ka treguar si ka nisur debati më 5 mars, ku dhe u filmua video, ku Elia shfaqej duke dhunuar Lekën.

“Princi ka masur një marrëveshje dhe një kontratë me ish-bashkëshorten Elian, që do të vinte dy orë në ditë të takonte vajzën. Kështu ka ndodhur edhe më 5 mars. Princi ka takuar vajzën dhe nuk ka patur problem deri në atë moment. Vajza i thotë princit çfarë i kishte thënë gjyqi, dy fjalë që nuk po i bëj publike, fjalë ofenduese. Në këtë moment, Gjergj Zaharia jo vetëm që nuk kërkoi falje, po i tha duhet të dalësh nga shtëpia.

Princi ka nënshkruar dhe një kontratë për pasurinë që do i lërë Elias dhe vajzës, e po ashtu për qëndrimin në oborrin mbretëror. Princi është dhunuar në korridoret e rezidencës nga Gjergj Zaharia. Më pas ka ardhur Elia.

Elia nuk është goditur në mënyrë kategorike nga Princi, e njoh shumë mirë, djalë më të kulturuar, më të mirë-arsimuar dhe më human nuk kam parë. Nuk mund ta mendoj dhe jo vetëm unë po askush, që Princi mund të godasë Elian.”- tha

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related