Shtyrja e çështjes së Berishës në GJKOO/ “Jemi sot në një situatë të pazakontë”, Boçi nuk përmbahet: Qëllimi final është t’ja heqin mandatin ish-kryeministri, drejtësia e kapur që duan të…

Data

Demokrati Luciano Boçi, i ftuar në një emision televiziv, duke folur për shtyrjen e çështjes së Berishës në GJKKO, deklaroi se kjo shtyrje ishte e qëllimshme. Boçi thekson se qëllimi final i drejtësisë së re është që t’ja heqin mandatin Berishës, duke shtuar se drejtësia është e kapur.

“Pengesat që paraqet GJKKO nuk i ha më askush. Të shtyhet seanca për arsye ligjore, sigurisht që vendimi është joligjor. Kjo tregon se ka një qëllim final politik. Qëllimi final i tyre është t’ja heqin mandatin Sali Berishës. Qëllimi është që Berisha të mos vijë në parlament dhe nëse nuk do vijë për 6 muaj, i hiqet mandati. Përfundimi është se drejtësia është e kapur. Gjyqtarja Gjoka është në konflikt interesi me Berishën. Thjesht për moralin e drejtësisë së re, mund të ishte një gjyqtare tjetër. Zonja Gjoka është dënuar edhe në Greqi dhe është dëbuar nga shteti grek. Gjokës i është rënduar pozita në raport me ligjin”, tha Boçi.

Duke folur për ndryshimet në status, që priten të miratohen gjatë ditës së nesërme, Boçi tha se opozita po shkon drejt bashkimit. Ai tha se ndryshimet janë bërë gjithnjë në bazë të vullnetit të votës.

“Procesi i bashkimit të opozitës po realizohet. Deputetët kanë bërë kërkesa për ndryshime statutore. Kryesia do të diskutojë propozimet për ndryshimet e statutit. Pjesa e Kryesisë pasurohet me ata që janë drejtues të Komisioneve Parlamentare ose janë nënkryetarë të Komisioneve Parlamentare. Kryesia do të vendosë dhe Këshilli Kombëtar do të miratojë ose jo vendimet. Jemi sot në një situatë të pazakontë. E vërteta del nesër nga Kryesia dhe nga Këshilli Kombëtar. Ndryshimet janë bërë në bazë të vullnetit të votës”, u shpreh Boçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related