Lufta” e çmimeve për qumështin e deles – Shqipëria numëron 1 milionë krerë, sa prodhohet në total?

Data

 

Tashmë, sipas përfaqësuesve të kompanive, duke qenë se konsumatorët nuk kanë reaguar mirë ndaj rritjes së çmimeve të nënprodukteve me qumësht dele dhe për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, po kërkohet  që ky produkt të merret nga blegtorët me kosto 120 lekë për litër

Por blegtorët kanë ndërmarrë protesta ndaj këtij qëndrimi, duke kërkuar që të rishikohen çmimet.  Së fundmi Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka zhvilluar një takim me përpunuesit e qumështit, ndërsa pritet që të takojë edhe blegtorët për të gjendur një rrugë të mesme.

Por sa qumësht deleje prodhohet në vend? Sipas të dhënave të INSTAT në 2022 u prodhuan 69 mijë tonë, apo 6,0% më pak se në vitin 2021 për shkak edhe të rënies së numrit të krerëve. Sasia e grumbulluar e qumështit të deles, në vitin 2022, është rreth 14 mijë tonë, duke shënuar rritje me rreth 9,7%, krahasuar me vitin 2021.  Shqipëria numëron 1 milionë krerë dele, qumështi dhe rendimenti mesatar vjetor në nivel vendi i qumështit të deles është 63 litra për krerë. Rendimentin më të lartë e ka qarku i Durrësit me 125 litra për krerë.

Qarku më numrin më të madh të mbarështimit të të leshtave është Vlora me 25,6% ndaj numrit të përgjithshëm të krerëve, si dhe qarku i Korçës dhe i Gjirokastrës ndërsa Lezha është qarku më pak përfaqësues për mbarështimin e të leshtave me 2,0% ndaj numrit gjithsej të krerëve në të gjithë vendin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related