FALËNDERIM PUBLIK
Antologjia Poetike nga Nikaj Mërturi është një jetëshkrim vlerash i nikaj-mërtursve, që me ndërgjegjie e fisnikëri, besnik ndaj vendlindjes, intelektuali Kolë Hysenaj, i dha fuqinë e dritës me kursimet e tij. Kjo vepër do të rrojë nder shekuj. Vlersimi i vlerave dhe ruajtja e tyre nga një fisniku Kolë Hysenaj është fuqi që i ka dhënë zoti dhuratë, për ne dhe për veti, për Krahinën që të ruhen e të shikohen nga sytë e ndritshëm të shumë brezave, për të gjithë ata që e duan natyren e vlerave, në çdo kohë, sa njerëzit të jenë prezent në këtë tokë. Sporizimi i një vepre arti është bekim hyjënor, është flënderim jo vetëm për sponsorin, por edhe për Atin e qiellit dhe të tokës që e ka lind në një familje humane dhe i ka dhënë mundësi potenciale dhe dëshirë të shëndetshme, që brezat që do të vinë, në situata të ndryshme, mos ti humbasin, por ti bëjnë pjesë e jetës, të nevojshme në një emision trazhgimtarie tek njëri –tjetri brez në mënyra e forma të dëshirës e të respektit, në bashkpunim e miqësisht, që këto vlera të mos humbasin shtëpinë e gurtë të Nikaj-MËRTURIT. Këto vepra humane i japin jetë e atij personi që i sponsorizon, e bëjnë më të bukur, fjalën e tijë më të pranushme dhe më të degjueshme në një rreth shoqëror ku mbizotron shpresa dhe besimi.
Sigurisht, forcën hyjënore të fisnikut Kolë Hysenaj e shumëzon forca hyjënore e prof. Ndoc Paplekës dhe e Doktor Dedë Çokajt, që me dëshirë e në mënyrë vullnetare, këtë vepër shumëngjyrshë e përgatiten për botim dhe ia dhuruan nikaj mërtursve ta lexojnë e ta ruajnë si një vepër momentale që mund ti hapësh faqet sa herë të duash, e të shijosh natyren e bukur të vargjeve të eposit të kreshnikve, ruajtur në një libër gojor që e kan ruajtur në zemër me pasion burrat e Nikaj MËRTURIT.
Zoti u dhashtë bekime e mirësi këtyre tre burrave, që kan kaq shumë dashuri për Nikaj-Mërturin e nikajmërtursit! Zoti ua ndriçoftë zemren, ua hijeshoftë shpirtin dhe shëndetin, këtyre dhe brezave që vinë pas tyre!
